Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar në Facebook, mbi vetëvrasjet e ndodhura nga të infektuarit me Covid-19 në spitalin Shefqet Ndroqi.
Dylgjeri shkruan për rastin e një vetëvrasje në Sarandë ku i kishtë kërkuar Drejtorit të spitalit, përgjegjësitë e tij në këtë rast.
Gazetari ngre pyetjen mbi vetëvrajet e ndodhura : A ka përgjegjësi Drejtori i “Shefqet Ndroqi” për 4 vëtëvrasjet e ndodhura?
Postimi i Dylgjerit:
Drejtor, prap Shefqeti e ka fajin?
Zhvilloheshin zgjedhjet kuvendore te vitit 2005.
Isha i ngarkuar te punoja ne shtabin e Kryeministrit
te kohës që kandidonte në zonën 99-të, në Sarandë.
Në ato muaj u bënë mjaft investime në Sarandë.
Një prej tyre ishte edhe pista uljes së helikopterit
pranë Spitalit te Sarandës.
Morri pjesë vetë Kryeministri në inagurim. Siç e deshte puna u morra me organizimin e ceremonisë përuruese. Kontaktova me autoritetet me të larta të Spitalit për pritjen dhe organizimin sipas rregullave.
Kështu në ditën e planifikuara, në shesh krahas qytetarëve, elektoratit te majtë, kishin dalë edhe të sëmurët në ballkonet e spitalit. Dhe si të mos mjaftonin këto, drejtoria kishte nxjerrë në ballkonet e katit të fundit edhe të sëmurët psiqikë!!! E pa besueshme! Aq qesharake u bë kjo prani e tyre, sa kur Kryeministri kërkoj të marrë fjalën përshëndetëse, të gjithë u qetësuan, të sëmuret psiqike jo. Nuk pushonin se brohorituri. Tentova të komunikoj me to, me personelin përgjegjës, por e kote… Më keq thërrisnin. Kur e përjetoi këtë situatë Kryeministri mu drejtua mua,
me humor me tha: A ja ke dhëne ilaçet?
Se desha veten. Ngjis shkallët e spitalit, dhe bashkë me infermieret që u ndodhën i muarrëm dhe i mbyllëm nëpër dhomat e tyre. Por nuk ishte e thënë. Njeri kishte shpëtuar, e i është bashkuar të mënçurve…
Ndërkohë pasi u vu qetësia, u mbajt edhe fjala përuruese e mes duartrokitjeve e mbyllem dhe vijuam
në përurimet e tjera në kanalin e Bistricës.
Me të mbritur aty, në koktejin e organizuar për përurimin e një parmaku 12 km përgjatë lumit, vjen
një lajm i rëndë nga gazetarët lokal.
Më vinë e me thonë me një frymë:
Zoti Dylgjeri, sa u largua Kryeministri nga Spitali i Sarandës, një nga të sëmurët është hedhur nga kati lart…dhe vdiq!
UaaaaUuuu!
E keni verifikuar lajmin? – u them
Po- më thonë.
Marr makinën e nisem drejt spitalit. Aty ndeshem me mjeket, drejtorin dhe policinë. I pyes per rrethanat, me thone se… e ka rast të perseritur hedhjen nga lartësitë?
Çështe kjo !? Po Ju çmasa keni marrë ? – i them drejtorit? Uli sytë dhe nuk mu përgjegj.
Me tej ngjarja morri përmasa.U bënë analizat e shkarkimet e bashkë me to çështja shkoj në gjykatë…
Nuk e di, në Spitalin “Shefqet Ndroqi” a ka përgjegjësi, Drejtori i Spitalit etj, pas 4 hedhjeve dhe përfundimit tragjik të tyre?
Apo si zakonisht drejtësia e Ramës ja ka lëne edhe këte herê fajin…Shefqetit! Se i kujtoj, që mua, per nje strofe vjershe më shkarkuan…