Merkato e Interit për muajin janar, përsa i takon mesfushës është e lidhur ngushtë me shitjen e Christian Eriksen, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.
Me largimin e ish futbollistit të Tottenham, Drejtori Sportiv i zikaltërve Giuseppe Marotta mund të nisë punën për t’i dhuruar një tjetër mesfushor Contes.
I perferuari i zikaltërve mbetet Kante, por duke parë vështirësitë për të arritur te lojtari i Chelsea-t, alternativa kryesore që mund që mund të ndërlidhë cilësinë dhe aftësinë për t’u përshtatur me lojën lidhet me identikitin e Rodrigo De Paul, të cilin Interi e ka kërkuar edhe më parë.
Argjentinasi është duke kaluar një formë të mire sportive te Udinese.