Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar edhe vizitën e Ramës në Abu Dhabi me çarter që kushton 200 mijë euro, në një kohë që Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga keqmenaxhimi i situatës së pandemisë nga qeveria Rama.
‘Fati i këtyre njerëzve nuk ka përbërë prioritet për qeverinë.
Largimi i Edi Ramës për në Emirate ishte largim nga problemi, sepse në Shqipëri nuk kishte bërë asgjë për t’i treguar publikut.
Firmosja e një marrëveshjeje kredie nuk është një ceremoni shtetërore që kërkon praninë e kryeministrit.
Mentaliteti i propagandës mbi punën është konstantja e vetme e pushtetit të Edi Ramës gjatë 7 viteve.
Nuk është detyrë e kryeministrit të dorëzojë çelësat e çdo shtëpie, kjo është punë bamirësish.