Vasili “shpërthen” keq ndaj Ramës: Ik o mallkim i shqiptarëve…që të shpëtojnë njerezia!

0
156

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ka drejtuar një thirrje Kryeministrit Edi Rama për t´u larguar, pasi situata e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit dhe Covid-19 nuk zgjidhet me video propogandistike.

Vasili në një postim në rrjetet sociale shprehet se një ditë më parë u raportuan 836 raste të reja, ose 35 % e testimeve të kryera, që do të thotë se situata është kritike.

Duke i cilësuar strategjitë e Ramës si zhgarravina, nënkryetari i LSI, thekson se ato nuk kanë ndalur asgjë, përkundrazi është shtuar numri i jetëve të humbura.

Reagimi nga Petrit Vasili

Derdimen nuk zgjidhet COVID-i me VIDEO këllira propagandistike, ndaj ik or ik, qe te shpetojne njerezia!
O kryeminister fatkeqesi e ketij vendi hap veshet!

836 raste qe perbejne 35% te te testuarve dhe rritje e frikshme e vdekjeve( me shifrat e tua) jane situate shume kritike pavaresisht se cilin idiot a idiote pa moral degjon ti.

Nje tjeter humbje jete sot me vetvrasje duke u hedhur nga spitali e nje pacienti ne Sanatorium eshte vertet shume kritike.

Zhgarravino- strategjite e tua nuk kane permirsuar, kufizuar apo ndalur asgje dhe ti nuk jep dot asnje tregues te permirsuar te pandemise.

Boll u more me budalleqe VIDEOSH me autoambulanca.

COVID-i eshte ulur kembekryq ne gjithe vendin ti merresh me këllira propagandistike dhe filmon para e mbrapa nje autoambulance per propagande duke ja shpifur njerezve, qe vuajne dhe luftojne per jeten.

Je ti pengesa e vetme per te mundur COVID-in.

Je ti halli me i madh i shqiptareve ne keto kohe kaq kritike.

Kur nuk ju thua dot te vertetat, se te dhembin shume, atehere qep gojen mor derdimen se ju fyen edhe dhimbjen shqiptareve me mashtrimet e tua.

Ti je bere i urryer edhe per shqiptarin me te fundit se nuk dhe para’ per COVID-in, por jua dhe inceneratoreve dhe PPP-ve.

Ik or ik se mallkimi i shqiptareve, qe jua le Pandemine pa drejtim qe infektoi e mori jete njerezish pa u ndalur, do te te ndjeke nga pas si hije e zeze dhe do te ta marre frymen gjithe jeten!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here