Vokshi reagon pas mbylljes së faqes “JOQ Albania”: Edi Rama po censuron e po sekuestron me radhë mediat që nuk i blen dot

0
132

Ish-Kryetarja e Komisionit te Medias Albana Vokshi ne nje positm ne Facebook reagon pas mbylljes te faqes me 2 milione ndjekes “JOQ Albania”.

Vokshi shkruan se Edi Rama po censuron e po sekuestron me radhë mediat që nuk i blen dot.

Postimi i plote:

Portali kritik me qeverinë e Edi Ramës “JOQ Albania” njoftoi lexuesit se, Facebook i ka mbyllur faqen online me 2 milionë ndjekës pas ankesave të censorëve të qeverisë, të cilët kërkojnë të mbyllin çdo zë opozitar në vend.

“JOQ Albania” po përballet me sulmet seriale të qeverisë Rama, nga ndjekja penale e administratorëve të saj, te mbyllja e portalit dhe domainit vitin e shkuar. Censura ndaj këtij portali kritik me qeverinë Rama është denoncuar në dhjetëra raporte ndërkombëtare për lirinë e medias në Shqipëri.

Edi Rama po censuron e po sekuestron me radhë mediat që nuk i blen dot.

Me sulmin e radhës ndaj portalit “JOQ Albania” Kryeministri po teston censurimin zyrtar të medias para se të votojë në një nga dy seancat e ardhshme parlamentare ligjin për censurimin e mediave online.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here