Me dënimin e Dacit, a bie Vettingu? ( së paku moralisht)

0
195

Gjyqtari që u kap me dokumente të falsifikuara ka qenë një nga njerëzit që kanë bërë vettingun. Falsifikimi i dokumenteve është një shkelje që nuk e lejonte Luan Dacin të ushtronte detyrën si gjyqtar i thjeshtë, sipas ligjeve të drejtësisë së re.

Por që prej vitit 2017 ka qenë në krye të Vettingut dhe ka marrë vendime për shkarkimin te sa e sa prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend. Anëtarët e Kolegjit të Apelimit gëzojnë atributet e Gjykatës Kushtetuese dhe janë shkalla e fundit ku një i prekur nga vettingu ankimonte vendimin e komisioneve të nivelit të të ulët.

Luan Daci është njeriu që u përzgjodh mes gjithë juristëve të Shqipërisë si figura më e pa kompromentuar dhe do të jepte siguri për drejtësinë e re. Duhet të ishte juristi me jetëshkrimin më të pastër dhe figura që në karrierën e tij nuk duhet të kishte asnjë cen. Duhet të ishte gjithashtu juristi më i kontrolluar nga gjithë institucionet e vendit, përfshi dhe shërbimet ndërkombëtare.

Për shkak se Luan Daci bashkë me disa juristë të tjerë kanë pasur në dorë fatin e gjithë njerëzve të drejtësisë në Shqipëri, dosja e falsifikuar e tij, vë në pikëpyetje jo thjesht karrierën personale, por gjithë vendimet që ai ka dhënë. Me vendimin e SPAK që e njeh të falsifikimin e jetëshkrimit, kushdo që është shkarkuar nga detyra me firmën e Luan Dacit  i lind e drejta që të kundërshtojë vendimin. Sepse një gjyqtar që është larguar nga detyra pas 30 vitesh karrierë, sepse nuk justifikonte dot 2 mln lekë të vjetra, fare mirë mund të padisë Kolegjin e Apelimit që ka mbajtur brenda tij një jurist që ka mashtruar përballë ligjit.

Historia e emërimit të Luan Dacit në Kolegjin e Apelimit është dhe një detaj që tregon sesi Partia Socialiste futi në strukturat e drejtësisë njerëz me probleme të rënda ligjore. Tre vite më parë, kur Luan Daci kandidonte dhe u pyet në Parlament nga deputetët e PS-së për karrierën e tij pikërisht problemi i falsifikimit të shkarkimit u shmang. Mjaftonte vetëm një verifikim i thjeshtë i vendimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1997 për të zbuluar se njeriu i ri i Vettigut kishte pasur probleme serioze me ushtrimin e detyrës.

Socialistët në komision bën sikur nuk e vunë re problemin që kishte karriera e Luan Dacit dhe e votuan si anëtar të Kolegjit të Apelimit. Duke mbyllur sytë para falsifikimit, mbase socialistët ja përdorën cenin në biografi kur u është dashur të marrë vendime të diskutueshme për gjyqtarë dhe prokurorë. Dhe Luan Daci në shumicën e vendimeve që ka marrë ka votuar për shkarkime dhe hedhje në rrugë të kolegëve të tij në gjykata dhe prokurori. Një pjesë e juristëve që u shkarkuan nga Vettingu e meritonin largimin dhe zhveshjen e togës së zezë, por çështja është se me çfarë morali një gjyqtar që është vet i shkarkuar të vendos, për kolegët e tij? Dhe a ka shkarkuar dhjetra gjyqtarë e prokurorë padrejtësisht vetëm se ia ka kërkuar PS-ja , sepse ata e dinin se kishte njolla në CV e punës?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here