Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar me anë të një deklarate për shtyp deklaratën e bujshme të kancelares gjermane Angela Merkel se me të gjitha gjasat këtë vit nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë.
Duka thekson se Merkel tashmë u dorëzua e s’mund të premtojë negociata për Shqipërinë teksa e quan këtë si një dështim të 2020 për qeverinë aktuale në Shqipëri.
Sipas tij ky dështim nuk garanton hapjen e negociatave në fillim të vitit që vjen ku shënohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri si dhe BE mund të ketë probleme më të mprehta.
DEKLARATA NGA PAA
Deklaratë për Shtyp
PAA: Kryetari Duka: Të gjitha kushtet e BE duhen respektuar menjëherë. Të mblidhet këshilli politik dhe të plotësohen kushtet. Ka ende kohë ta fitojmë mbështetjen e Gjermanisë dhe vendeve hezituese.
Me këtë dështim të përsëritur Shqipëria mbetet e fundit në të ardhmen e saj europiane. Dorëzimi i kancelares Merkel se nuk mund ta premtojë ҫeljen e negociatave për Shqipërinë brenda vitit 2020 dhe kushtëzimi i dhjetë vendeve me plotësimin e reformës zgjedhore dhe ngritjen e gjykatës kushtetuese është një dështim i madh i mazhorancës aktuale dhe i Shqipërisë. Mbyllja e ҫeljes së negociatave është vrasje e shpresës së shqiptarëve, faktori kryesor i braktisjes së vendit dhe plaga më e rëndë në historinë e Shqipërisë pas luftës së dytë botërore.
Kryetari Duka kërkon mbledhjen e Këshillit politik, unifikimin e qëndrimeve për reformën zgjedhore me konsensus dhe miratimin e tyre sa më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkon bërjen sa më parë funksionale të gjykatës Kushtetuese dhe plotësimin e ҫdo kushti të pa plotësuar.
Ne duhet ti japim kancelares Merkel dhe gjithë partnerëve anëtare të BE-së edhe një mundësi tjetër që ashtu si Maqedonisë së Veriut, Këshilli Europian të miratojë ҫeljen e negociatave.
Dështimi në vitin 2020 për ҫeljen e negociatave nuk garanton ҫeljen e tyre në fillim të vitit 2021 aq më shumë kur në Shqipëri do të jenë zgjedhjet parlamentare dhe BE mund të ketë probleme më të mprehta brenda saj. BE po përballet me pengesat në miratimin e buxhetit afatmesëm 2021, po përballet me kostot euroskeptike dhe nacionaliste të emigracionit dhe pandemisë si edhe me debatet për funksionimin më të mirë të sundimit të shtetit ligjor në ҫdo vend anëtar të saj.
PAA apelon se interesat e shqiptarëve janë më jetike se karriget dhe përfitimet abuzive të qeveritarëve.
Shqiptarët jo vetëm në ëndrrat e tyre janë europianë.
Shqiptarët e duan integrimin europian edhe pse qeveritarët po ja bëjnë këtë ëndërr gjithnjë e më të largët.
Zyra e Shtypit PAA