Pse hesht propaganda e qeverisë së Edi Ramës kur flet kancelarja Merkel???

0
132

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha dje zyrtarisht se nuk do të ketë çelje zyrtare të negociatave me Shqipërinë. Kjo deklaratë erdhi jo vetëm nga një politikane e rëndësishme si Merkel, e cila është mjaft e drejtpërdrejtë, por mbi të gjithë, ajo që ka kryesimin e radhës së BE-së. Më e qartë se kaq, nuk ka si të jetë.

Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, u shpreh kancelarja gjermane, në një bisedë virtuale me deputetë të vendeve anëtare dhe të vendeve kandidate.

Eshtë për t’u habitur, se si nuk ka patur asnjë reagim nga qeveria dhe nga Edi Rama për këtë çështje, që është një prioritet i vendit. Deri më sot, propaganda e rilindjes ia ka dalë të justifikohet me argumentin se qeveria i ka plotësuar të gjitha kushtet, por ndalimi i negociatave është punë e brendshme e BE-së. Kjo, edhe duke pasur parasysh se rasti i Maqedonisë së Veriut e hedh poshtë këtë tezë, duke qënë se edhe dje, Merkel u shpreh që shpreson në fund të vitit BE të ulet në tryezë me Shkupin, pasi të mënjanohet grindja me Bullgarinë, me sfond historiko-kulturor.

Nga Brukseli dhe vendet anëtare të BE, ka ardhur shpesh një mesazh i tillë, ku i janë kujtuar qeverisë parakushtet. Mirëpo, Rama dhe të tijtë, i kanë anashkaluar, ndoshta duke shpresuar tek ndonjë vendim politik i minutës së fundit, nxitur apo ndërmarrë nga liderë si Merkel.

Po dje, ky iluzion ka rënë poshtë. Ndaj dhe ka pasur heshtje nga ministrant dhe intelektualët e rilindjes, ndaj dhe propaganda, ajo propagandë që deri më tani ka bërë të ditur se janë hapur 4 herë negociatat, ka kaluar në gjendjen “mute”.

Nëse në rastin e Shqipërisë, çështja është pak më ndryshe, është për shkak se qeveria nuk ka bërë detyrat që i janë lënë.

Po cilat janë këto detyra. Gazetarja dhe njohësja e mirë e procesit, Erisa Zyka, i ka shpjeguar mbrëmë në një lidhje me Syri-tv.

“Sot, me draft-konkluzionet e ambasadorëve, kemi parë një dominim të vendeve që janë kundër hapjes së negociatave më Shqipërinë. Bëhet fjalë për pesë nga gjashtë kushte. Sot është provuar se ky grupim nuk është vetëm pesë vende, por janë më shumë. Por kemi një grupim prej rreth 10 vendesh.Ne sot shohim që këto shtete janë të forta në qëndrimet e tyre, dominojnë dhe në draft ku janë përfshirë të gjitha parakushtet që ato mendojnë se nuk janë plotësuar nga Shqipëria”, tha Zykaj.

Sipas saj, reforma zgjedhore, është në krye të kërkesave.

Reforma zgjedhore veçohet nga kushtet e tjera dhe është e para prej tyre. Është kushti i parë dhe është rrethuar nga parakushtet e tjera, çka tregon se i japin një rëndësi thelbësore reformës zgjedhore. Nuk e kishin këtë në draftin e parë. Refora zgjedhore ka qenë gjithmonë kusht, por tani ka kaluar në vendin e parë si shqetësim”, tha ajo.

Në krye të prioriteteve është ngritja dhe funksionimi i BKH dhe SPAK dhe më tej gjykatat, si Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese.

Pastaj është ligji për median. Pra pesë nga gjashtë kushtet nuk janë plotësuar. Vendet e BE e kanë vënë theksin te lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata kërkojnë gjurmë provash solide për hetimet dhe dënimet për korrupsionin në nivele të larta. Shtetet anëtare nuk ndalen më te vlerësimet e Komisionit Europian. Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit, të gjitha institucionet evropiane janë në një zë të bindura”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here