Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona mes të cilëve një person i shpallur në kërkim kombëtar.
Sipas uniformave blu është vënë në pranga shtetasi N.M. i shpallur në kërkim për vjedhje dhe shpërdorim detyre.
Gjithashtu si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas në rrugën ““Kahreman Ylli”, ku gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe ndalohet një 34-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.
Arrestohen në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, specialistët e Seksionit Ekonomiko-Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim N. M., banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, u godit një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas në rrugën ““Kahreman Ylli”, ku gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
M.L., 36 vjeç, pasi në rrugën “Endri Keko”, duke drejtuar mjetin motorin pa lejen përkatëse ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është vetëdëmtuar, jashtë rrezikut për jetën;
Gj. A., 43 vjeç dhe I. S., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
aterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.