UEFA po mendon ndryshimin e formatit të Ligës së Kampioneve. Projekti i fundit për të cilin po punohet, ka të bëjë me eliminimin e fazës së grupeve dhe rritjes së numrit të skuadrave pjesëmarrëse.
Sipas asaj që ka zbuluar “The Times” dhe “The Thelegraph”, thuhet se UEFA ka në plan që në vitin 2024, ta sjellë Ligën e Kampioneve me një format të ri. Thuhet se do të hiqet faza e grupeve dhe numri i ekipeve do të shkojë nga 32 në 36.
Të gjithë skuadrat do të formojnë një si formë kampionati me renditje, dhe pas përfundimit të përballjeve me njëra-tjetrën, do të mbesin 16 skuadra, pjesa tjetër do të eliminohen nga Liga e Kampioneve. Pas fazës së parë, do të fillojë eliminimi i drejtpërdrejtë, ku 16 skuadrat e mbetura do përballen me njëra-tjetrën, (p.sh. vendi i parë me vendin e 16-të, i 2-ti me vendin e 15-ët dhe kështu me radhë.)
Skuadrat që eliminohen në këtë fazë, shkojnë në Ligën e Europës dhe në fund do shpallet një fitues. Qëllimi i UEFA-s është të kënaqë sponsorët dhe transmetuesit e TV pasi nëse do shtohej numri i ndeshjeve, do rriteshin edhe të ardhurat.
LEXO EDHE http://www.standard.al/2020/12/02/e-bujshme-ne-air-albania-do-te-luhet-nje-finale-europiane/