Një 55 vjeçar është vetëvaruar në lagjen “11 janari” në Gjirokastër.
Mësohet se viktima ka ndërmarrë aktin e rëndë në një moment që as djali dhe as bashkëshortja nuk ndodheshin në shtëpi.
55 vjeçari i identifikuar si Luli D., kishte në pronësi një lavazh dhe në të njëjtin vend kishte edhe shëpinë.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po heton të gjitha pistat dhe ka marrë në pyetje edhe familjarët.