Interpol lëshon alarmin për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid: Rrjetet kriminale po planifikojnë të infiltrojnë…

0
128

Vetëm pak orë pasi Britania e Madhe miratoi vaksinën kundër koronavirusit për përdorim te qytetarët, vjen një paralajmërim nga Interpol, i cili ngre alarmin për sigurinë e njerëzve.

Agjencia globale e koordinimit të policisë, Interpol, tha se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat kundër Covid-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.

Është vetë Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock, i cili shkruan në “Twitter” se “Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here