Apeli i Manjanit: Rama nuk ka betejë me median, por me liritë e njeriut…

0
107

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjet, shprehet se Kryeministri Edi Rama nuk është në një betejë me median, por me liritë e njeriut për t´u shprehur.

Manjani shkruan se ai e ka median me vete, e ka pasur gjithmonë këto vite që është në politikë.

“Edhe kur thoshte “të fala Sandrit”, prap median e kishte të veten, ose me vete.

Pra ai nuk ka luftë me median, por me lirinë e njeriut për t’u shprehur. Nuk ka as Kushtetutë e as Konventë t’ja ndalojë dëshirën për të ndaluar lirinë e shprehjes.

Beteja e Tij është ti bëjë njerëzit të mendojnë se e shprehura në rrjete sociale apo mjedise publike është e dënueshme, njësoj si komunistët që dënonin njerëz tek radha e qumështit për një fjalë goje!!!”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Sot nuk jemi në betejë për të mbrojtur lirinë e medias, por lirinë e çdokujt për të menduar dhe shprehur!

Ai nuk është në betejë me median. Ska arsye të jetë sepse median e ka të veten. E ka patur gjithmonë, gjithë këto vite që është në politikë. Edhe kur thoshte “të fala Sandrit”, prap median e kishte të veten, ose me vete.

Pra ai nuk ka luftë me median, por me lirinë e njeriut për t’u shprehur. Nuk ka as Kushtetutë e as Konventë t’ja ndalojë dëshirën për të ndaluar lirinë e shprehjes.

Beteja e Tij është ti bëjë njerëzit të mendojnë se e shprehura në rrjete sociale apo mjedise publike është e dënueshme, njësoj si komunistët që dënonin njerëz tek radha e qumështit për një fjalë goje!!!

Është më e rëndë sesa duket kjo situatë… Dhe nuk e di a mbaron me largimin e Tij nga pushteti…!?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here