Kryediktatori i Rilindjes nuk pyet as për “Venecia”, as për ndërkombëtarë e as për Popull!

0
120

Nga Lefter Maliqi

Kryediktatori i Rilindjes nuk pyet as për ‘Venecia’, as për ndërkombëtarë e as për Popull…

Shqipërinë e ka bërë edhe me ligj si ‘Bunkeri i Surrelit’. 25 Prilli, surpriza më e keqe që do i bëjnë socialistët e tij…
Të dashur miq!
Kryediktatori i Rilindjes që kërkon mandatin e tretë, po instalon regjimin koreano-verior dhe askush nuk po e ndal.
Vendi po rikthehet 30 vite pas, me një njeri që ndryshon Kodin Penal, për të legalizuar prostitucionin, drogën, dhe nga ana tjetër për të dënuar me ligj mediat deri në detajin e montazhit të memeve.
Kjo është thjesht e frikshme!
Ky është i vetmi Kryeqeveritar që injoron opinionin e Komisionit dinjitoz të Venecias dhe kjo është ulëritëse.
‘Venecia’ rrëzoi ndryshimet Kushtetuese dhe foli qartë: Kodi Zgjedhor të mos ndryshojë para 25 Prillit, pra rrjedhimisht koalicionet të mos ndalohen, të paktën edhe për këto zgjedhje.
Por Kryemafiozi e trajton Shqipërinë, si ta kishte bunkerin e tij të Surrelit, dhe nuk pyet as për ndërkombëtarë e as për Popull.
Për këtë njeri, rëndësi ka vetëm karrikja e tij, i babëzitur për pushtet.
Bëri zgjedhje moniste për pushtet absolut, shkatërroi e kapi të gjitha institucionet për të qenë vetëm ai padroni, shtriu tentakulat edhe te reforma e re në drejtësi për të ruajtur veten dhe ushatrët nga ndëshkimi ligjor për zullumet e panumërta të qeverisjes së tij, bleu deputetë për ta kthyer Parlamentin në Mbretëri.
Ky njeri kërkon vetëm ushtarë, ndaj dhe socialistët e vërtetë i hodhi në rrugë, por sot, e ka më të vështirë se kurrë, sepse socialistët e vërtetë po e braktisin në masë, dhe zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë surpriza e tij më e keqe.
Evropa e ka refuzuar çdo vit për negociatat dhe i sëmuri psikik, ia vë fajin BE-së për dështimin dhe faturën që mban vetëm emrin dhe firmën e tij, bashkë me ushtrinë rilindase.
Ky e ka një justifikim për të gjitha, thotë që Rindërtimin nuk e bëri sepse i prishi punë pandemia, ndërsa tani mbulon çdo dështim pikërisht duke u fshehur te pandemia.
Ky njeri ka bërë pakt me djallin, sepse fatkeqësitë ndodhin vetëm nën drejtimin e këtij njeriu dhe ky i shfrytëzon ç’njerëzisht ato, për të vjedhur e mbuluar udheheqjen e tij diktatoriale.
25 Prilli, shansi i fundit që i jepet këtij Kryemafiozi për tu larguar pa provuar dënimet në format që as i ka çuar nëpër mend, sigurisht nga Populli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here