Rama mes delirit dhe megallomanisë ka bërë analizën e punës gjatë drejtimit të OSBE, megjithëse askush nuk e pyeti dhe të gjithë e përzunë nga krizat ku donte të ndërhynte. Rama ka renditur, të premten, arritjet e tij si kreu i OSBE-së, në përfundim të presidencës së OSBE-së.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të 27-të Ministerial të OSBE-së, Rama përmendi problematikat me të cilat është hasur gjatë presidencës së tij, duke nisur nga konfliktet në Ukrainë e Bjellorusi dhe deri tek pandemia. Kryeministri përmendi si sfidë edhe problemet e brendshme të organizatës.
“Ne ia dolëm dhe mundëm të shënonim përparim. Negociuam buxhetin për misionin e posaçëm të monitorimit në Ukrainë. Më pas erdhi Bjellorusia. U përpoqëm të ndihmonim por oferta jonë nuk u mor në considerate,” tha Rama.
Ai shtoi se OSBE ka vepruar përpara OKB-së për këto çështje dhe se kjo ka tepër rëndësi.
Në 17 gusht, Rama propozoi një takim të përfaqësuesve të OSBE-së me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi, me qëllim qetësimin e tensioneve të krijuara pas organizimit të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Propozimi i tij nuk u pranua nga Bjellorusia.
Më pas Rama foli dhe për luftimeve në Nagorno-Karabakh:
“Një tjetër goditje ishin luftimet e ashpra në kontekstin e luftimeve Nagorno-Karabakhut. Këto armiqësi të reja e bënë bashkëbisedimin më të tendosur e më të përçarë në OSBE.”
Pavarësisht gjithë krizave, Rama tha se Shqipëria tregoi ambicie në krye të OSBE-së:
“Krizë përmbi krizë por ne nuk hoqëm dorë dhe nuk lamë asgjë që të na ndalte në punën tonë. Treguam ambicion tonë, e bëmë në mënyrën shqiptare, me zjarr, këmbëngulje, ca karizëm ndoshta.”