Ish-kryebashkiaku, ish-ministri dhe anëtari i PD-së, Engjël Dakli ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e Covid-19.
Me anë të një mesazhi drejtues familjes, ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Daklit.
Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Engjel Dakli mbyll sytë përgjithmonë!
Miq, Engjel Dakli, një personalitet i njohur vendit, veprimtar i shquar i Partisë Demokratike, ish deputet dhe ish-ministër i saj, ish-kryetar i Bashkisë së Elbasanit dhe qytetar nderi i këtij qyteti nuk është më midis nesh.
Pasardhës i një familje intelektuale, atdhetarë të nderuar, Engjell Dakli do rreshtohej që në fillim në radhët e Partisë Demokratike dhe me aftësitë, virtutet, përkushtimin e tij shembullor do të jepte një kontribut të shquar në qeverisjen qëndrore dhe vendore të vendit.
Ndarja e parakohshme e tij nga jeta është një humbje dhe zi për familjen, miqtë dhe të afërmit, qytetin e Elbasanit, Partinë Demokratike dhe vendin në tërësi.
Në këtë ditë dhimbje dhe zije unë i shpreh familjes së respektuar Dakli, ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i Engjullit të tyre të gjej paqen e merituar.
Amin!