‘Veton Surroi, nga Ministër i Jashtëm i Shqipërisë – në i persekutuar politik!’

0
281

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka vënë ballë për ballë sot, dy sjellje të të njëjtit person, Kryeministrit, ndaj një figure të njohur të skenës politike në Shqipëri e Kosovë, Veton Surroit. Berisha tregon se si urrejtja ndaj njeriut që e ka kritikuar haptazi Ramën për qeverisjen, shkoi nga propozimi për ta pasur si përfaqësuesin e Shqipërisë nëpër botë – tek dëshira e vërbër për t’ia zhdukur emrin deri edhe nga arkivat e një qarku të Shqipërisë.

Berisha shkruan e zbulon fakte: “Edvin Kristaq Rama, në verën e vitit 2017 e ftoi në Dhërmi, Veton Surroin, për t’i njoftuar emërimin e tij si Ministër i Jashtëm i Shqipërise, vendim të cilin e anulloi pas ndërhyrjes së Baton Stanishiqit.

Në nëntor të vitit 2020, në një shfrim të papërmbajtur urrejtjeje, Edvini urdhëron mercenar Gjicin t’i heqë titullin “Qytetar nderi i qarkut të Kukësit” zotit Surroi dhe pasi doli lakuriq si i biri i të atit xhelat, tërheq vendimin dhe paraqitet si dorëjasht.”

“Ndiqeni sipas dëshirës këtë video”, ka përfunduar Berisha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here