Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e një grabitje me armë të ndodhur në një prej filaleve të Postës turke në qytetin e Bursës.
Pasi i drejtuan armët punonjeseve, grabitësit arritën të merrnin nga kasat rreth 8 mijë lira (rreth 850 euro), raporton ora News.
Policia mbërriti shpejt në vendngjarje pasi një prej punonjësve arriti të shtypte butonin e emergjencës por pa mundur të arrestojë autorët.