Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo thotë se edhe Maqedonia e Veriut e ka siguruar vaksinën kundër COVID.
Postimi i plotë i Tavos në Facebook:
Pas Kosovës edhe Maqedonia e Veriut siguron vaksinat.
Maqedonia e Veriut deri në muajin mars do të marrë 833.000 doza të vaksinës anti-Covid të mjaftueshme për imunizimin e 400.000 njerëzve.
Vaksina do të jetë FALAS dhe prioritet do të kenë punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe kategoritë tjera të ndjeshme të qytetarëve.
Si gjithmonë ne të fundit për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe kohës që ajo harxhon për propagandë e jo për menaxhim profesional.