Rovena Stefa: Shpresoj që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt emisionin Arian Çanit…

0
159

Disa muaj më parë komentet e moderatorit Arian Çani, u benë virale.

Ai u shpreh se Ballkani ka qenë i gjithi helen.

Mjaftoi kaq, që këngëtarja Rovena Stefa të reagojë publikisht duke theksuar se nuk ishte dakord me të, madje duke kërkuar edhe bojkotimin e emisionit ‘Zonë e Lirë’.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora, Rovena Stefa, arsyetoi për moderatoren Ester Bylyku, fjalët e saj të ashpra, për të cilat tha se nuk ishte penduar dhe së asgjë nuk është thënë në gjaknxehtësi e sipër.

Ester Bylyku: Sa herë kërkoj për ty në Google, më del edhe emri i Arian Çanit. A mund ta di çfarë ke me të? (qesh)

Rovena Stefa: “Jo, unë nuk kam asgjë me Çanin, kam qenë edhe e ftuara e tij. Nuk kam folur vetëm unë për Çanin, kundra deklaratave për helenikët. Në vende të tjera, për deklarata të tilla, njerëz publik përfundojnë në burg. Foli në një mënyrë të tillë, duke përçmuar vendin, duke përçmuar historinë tonë, dhe kjo më preku, ndaj dhe reagova ashtu”.

Rovena Stefa më pas, u shpreh se një person publik, nuk duhet të shprehet në mënyrë të tillë, atij ose duhet t’i mbyllet emisioni ose të marr një gjobë.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse do të shkonte sërish në emisionin ‘Zonë e Lirë’, këngëtarja u përgjigj: “Jo, jo, nuk do të shkoj më tek Çani. E kam mbyllur me Çanin. Unë vetë e kërkova bojkotimin e emisionit. Përderisa e kërkova për të tjerët, normalisht që nuk kam si shkoj unë. Shpresoj që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt (qesh). Nuk dua të keqen e Çanit, por për atë gjë që ka bërë, ose duhet të mbajë përgjegjësi, ose duhet t’i thotë ‘më fal’ të gjithë shqiptarëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here