Troç nga Vehap Kola…

0
272
Nga Vehap Kola
Sic duket ndonje sharlatan keqdashes ka hapur nje faqe me emrin e Elvis Nacit dhe shperndan nje njoftim mashtrues te nje llotarie bujare per te gjithe ata qe marrin pjese.
Njoftimi i rreme i nxiste banoret e republikes se Facebookut qe te shkruanin inicialin e emrit te tyre ne koment dhe 500 prej tyre do te merrnin shuma te konsiderueshme.
Ishin leshuar shqipet t’i bien qylit se nuk humbnin gje edhe po te ishte rrene.
Elvisi, me te drejte i kishte bere nje njoftim pergenjeshtrues duke e shoqeruar me nje screenshot te njoftimit te rreme.
E dini cfare kishte ndodhur ne postimin e Elvisit?
Mijera ndjekes te vete Elvisit shenonin ne koment inicialin e emrit te tyre.
Nuk e paskeshin lexuar fare ate qe thote Visi, por i kane kushtuar vemendje vetem njoftimit te rreme qe premtonte para per ata qe komentonin.
Dy mesime mund te nxirren nga ky episod tragji-komik:
Se pari, Elvisi duhet te kuptoje se menyra e tij e komunikimit, veprimit dhe mesazhet qe percjell e kane lidhur me nje audience analfabete. Se sa e kupton ajo audience Elvisin, e deshmon analfabetizmi tragjik i saj.
Se dyti, kushdo qe synon te sjelle nje ndryshim shoqeror, kulturor apo shpirteror ne kete popull, duhet te marre parasysh kete nivel kulturor e arsimor dizaster ku e ka futur Shqiperine rrenimi i plote i cdo institucioni te edukimit: familjes, shkolles, fese, artit dhe ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here