Janë 13.720 raste të reja me koronavirus të regjistruar në Itali, nga 111.217 tamponë të bërë. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga virusi i rrezikshëm 528 persona, për një total prej 60.606 vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Ulet me 72 numri i personave në terapi intensive (3382 janë aktualisht ende në kujdesin intensiv), ndërsa janë 133 më shumë se dje pacientët e shtruar në të tjerat reparte Covid (për një total prej 30.524). Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve është Veneto (+2550). 144 janë shtruar në terapi intensive në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetit.
Në izolim shtëpiak janë tani 714.913 pacientë (-6548 në krahasim me dje). Personat aktualisht pozitiv me Covid janë 748.819 (-6.487), të shëruar dhe personat që kanë dalë nga spitalet janë gjithsej 933.132 (+19.638).