Galdini: Në 25 prill LRE konkuron në të gjithë Shqipërinë me 140 kandidatë

0
277

Ndërsa ne te gjitha mediat shqiptare flitet vetem per disa parti te reja te cilat kane nisur veprimtarine e tyre politike rishtazi, duket qartazi, se lajmit politik ne Shqiperi i mungon pikerisht ekzistenca dhe ngjizja e nje tjeter alternative politike e cila vjen ne skenen politike si sfide sizifiane. Ne mediat shqiptare, ne lajmin politik dhe ne analizen politike te vendit tone, mungon teresisht pasqyrimi i LRE.

LRE – Levizja e Re eshte partia qe po mberrin tek shqiptaret pas nje sprovimi shumevjecar si LDE. Kujtojme ketu se LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, ka qene nje parti politike e djathte dhe opozitare, ne Koalicionin e Opozites se Bashkuar, aleate me Partine Demokratike te Lulzim Bashes. Por situata e pazakonte, vitin e shkuar, pra vendimi i Opozite se Bashkuar per te djegur mandatet parlamentare dhe per te mosmarre pjese ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019, solli edhe ndarjen e LDE nga aleanca e saj me PD.

LDE u be partia e pare e djathte dhe opozitare e cila e kundershtoi haptazi vendimin e PD dhe LSI per te djegur mandatet e deputeteve dhe per mospjesemarrje ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019. Me tej, LDE si parti politike, nisi nje proces te madh transformimi. Sot, mund te themi me siguri se procesi i transformimit te LDE ka ndodhur i plote dhe nje alternative e re eshte ngjizur prej ketij transformimi. Kjo alternative e re eshte nje parti e se djathtes humane dhe eshte quajtur thjeshtesisht: LRE – Lëvizja e Re.

LRE – Lëvizja e Re eshte parti e djathte dhe opozitare. Kryetari i LRE eshte Pedagogu Arian Galdini. LRE do te konkuroje ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit 2021, ne te gjithe Shqiperine, me 140 kandidatet e saj.

 

https://www.youtube.com/watch?v=l_K33UdlUJE&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1N5TORxCZTOErz3aXwh-EetsZLLMyDniBO61m0uhgWpzDlxgWhjTJ9Sto

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here