Ndihma e qeverisë gjatë pandemisë, reagon ashpër Brisida Shehaj: Biznesi përfundoi tek fajdexhinjtë

0
176

Nënkryetarja e LSI-së së Tiranës, Brisida Shehaj ka bërë një krahasim mes paketave ekonomike që ka dhënë Kosova dhe Shqipëria për pandeminë. Në një postim në Facebook, Shehaj shprehet se qeveria e Kosovës ka miratuar paketën e dytë ekonomike, heqjen e TVSH-së për lëndët e para dhe 300 euro në muaj për ata që kanë humbur punën.

Kosova miratoi dje paketën e dytë të rimëkëmbjes pas pandemisë.

  1. 200 mlionë euro si financim i drejtpërdrejtë për biznesin.
  2. Heqje e TVSH-së për lëndët e para.
  3. Asistence 300 euro/muaj atyre që kanë humbur punën.

Ndërkohë qeveria jone e lavdishme dha një page lufte (me copa), shtyu pagesën e tatim fitimit  dhe vendosi garanci që biznesi të marrë kredi për pagat”,- shprehet Shehaj.

Ajo shton se biznesi është detyruar të marrë para të fajdexhinjtë, të cilët kanë norma interesi më të ulëta sesa bankat. “Ajo çka arriti ishte se biznesi përfundoi tek fajdexhinjtë (u treguan me te zgjuar), duke ulur normat interesit me shume se bankat. Pse nuk shërbejmë as si Kosova? Ndiq paranë thotë i mençmi dhe i ke përgjigjet”,- shprehet Brisida Shehaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here