Tregtia dhe shërbimet janë në krizë të rëndë! Qeveria Rama ka dhënë paketën më të vogël të ndihmës në Ballkan…

0
137

Nga Lulzim Basha.

Tregtia dhe shërbimet janë në krizë të rëndë. Bizneset e shërbimit në Tiranë po falimentojnë nga rënia e konsumit. Kjo është situata kudo në Shqipëri dhe të njëjtat shqetësime ndanë me mua dhe tregtarët e zonës së Laprakës.

Qytetarët nuk po marrin ndihmë nga qeveria, papunësia po shtohet dhe po rritet kosto e jetesës. FMN konfirmoi atë që i kemi kërkuar prej muajsh qeverisë Rama: të japë ndihmë financiare për të gjithë qytetarët.

Qeveria Rama ka dhënë paketën më të vogël të ndihmës në Ballkan.

Bizneset shqiptare meritojnë më shumë. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për vete. Është koha të ecim përpara. Është koha për ndryshim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here