Udhëtimi i parë që nga fillimi i pandemisë, Papa pritet të vizitojë Irakun…

0
135

Papa Françesku ka vendosur që të udhëtojë në Irak, në fillim të vitit të ardhshëm. Ky do të jetë edhe udhëtimi i tij i parë jashtë shtetit, që nga fillimi i pandemisë.

Ati i Shenjtë do të kalojë katër ditë në vend, duke u bërë gjithashtu, papa i parë që viziton Irakun.

Françesku, i cili mbush 84 vjeç këtë muaj, pritet të vizitojë Bagdadin, Irbilin, Mosulin dhe Qaraqosh, si dhe “fushat e Ur, të lidhura me kujtesën e [profetit] Abraham”, sipas një zëdhënësi të Vatikanit.

“Programi i udhëtimit do të bëhet i njohur në kohën e duhur dhe do të marrë në konsideratë ecurinë e urgjencës shëndetësore në mbarë botën,” tha të hënën Matteo Bruni, duke shtuar se Françesku kishte pranuar ftesa nga qeveria Irakiane dhe kisha katolike lokale .

Presidenti i Irakut Barham Salih tha në një postim në Twitter se vizita do të ishte “një mesazh paqeje për Irakianët e të gjitha feve dhe do të shërbejë për të afirmuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë dhe dinjitetit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here