Basha: Ndryshim nuk do të thotë thjesht një rotacion karrigesh…

0
124

Për mua ndryshim nuk do të thotë thjesht një rotacion karrigesh, një ndryshim njerëzish dhe fytyrash, por ndryshim i mënyrës së qeverisjes, i qasjes ë qeverisjes si një mision për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe jo si qëllim në vetvete për të akumuluar pushtet pa fund, sepse ndryshimi i mënyrës së qeverisjes është ai që do të sjellë ndryshim të vërtetë në jetën e çdo shqiptari.”

Nga fjala e Lulzim Bashës, Kryetarit të PD-së, në aktivitetin në përkujtim të 30-Vjetorit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, organizuar nga FRPD.

“Për çfarë janë më të rëndësishme paratë e Buxhetit të Shtetit sesa për t’u shpenzuar për jetën dhe shëndetin e qytetarëve?!

Për çfarë janë më të rëndësishme asetet, resurset , instrumentet e shtetit sesa për të hapur vende pune për të gjithë ata që kanë nevojë për punësim dhe në veçanti për rininë shqiptare?!

Për çfarë janë më të rëndësishme të ardhurat që mblidhen nga taksat e qytetarëve përveçse për të ndihmuar së pari ata që kanë më shumë nevojë?!

Për çfarë janë më të rëndësishme instrumentet e një shtet se sa për të investuar tek aseti më i shtrenjtë që ka një familje, një shoqëri, që është rinia shqiptare, arsimimi i saj dhe mundësia për të siguruar punë të mirëpaguar në vendin e tyre?!

Po, Shqipëria e ka mundësinë. Në fakt  ka mundësi të pashtershme për zhvillim, por ngado që hedhim sytë shohim jo thjesht dhe vetëm dëshpërimin me të sotmen, por edhe potencialin e jashtëzakonshëm të asaj që mund dhe do të jemi të jemi nesër: një vend të bukur, me potenciale të mahnitshme, që duhet e do të përkthehen në të mira për qytetarët tanë, për rininë tonë. “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here