Situatë e rënduar/ Babai me Covid, 127 nuk i përgjigjet. Revolta e djalit në hyrje të spitalit…

0
115

Situatë e rënduar në spitalet Covid në vend.

Nuk mjafton mungesa e shtretëve dhe qëndrimi për shumë në orë në ambulanca, por tanimë edhe Urgjenca nuk përgjigjet.

Të paktën kështu pretendon zotëria që Ora News sjell në videon e mësipërme.

Ai e solli vetë të atin te Covid 2 “Shefqet Ndroqi” pasi sipas tij, 127-a nuk i është përgjigjur telefonatës së tij.

“A preva njeri, a vrara njeri? Shko pra mësoje atë që rri atje. Ku e ke 127-ën?”, dëgjohet i revoltuar teksa debaton me policët jashtë spitalit familjari.

Më pas ai është futur në spital bashkë me të atin e tij ku edhe e ka akomoduar.

Sipas asaj që raportoi pasditen e djeshme Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here