Strazimiri: Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, rezultat i rekrutimit të “bravo çunave” që trajnim të vetëm kanë besnikërinë ndaj Partisë

0
117

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia e Shtetit ka sjellë reagime të forta në opinionin publik dhe nga drejtuesit e partive të opozitës.

Një reagim i ashpër vjen edhe nga ish-zëvendësministri i Brendshëm dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i cili thekson se kjo vrasje është rezultat i rekrutimit të “bravo çunave” mbi bazën e “biografisë familjare” e që trajnim të vetëm kanë besnikërinë ndaj Partisë…

“Është rezultat i rekrutimit të “bravo çunave” mbi bazën e “biografisë familjare” e që trajnim të vetëm kanë besnikërinë ndaj Partisë…

Është rezultat i spastrimit të profesionistëve me një listë të vetme, dhe zëvendësimit të tyre me oficerë Sigurimi po ashtu me një listë të vetme…

Është rezultat i “faleminderit Sajmir Tahiri” në kulmin e kanabizimit të territorit të vendit, ku “bravo çunat” merrnin pjesën e tyre nga droga e ministrit dhe bandës së kushërinjve….

Është rezultat i “lejini çunat tanë të punojnë, se na duhen për vota” …

Është rezultat i urdhrit publik kryeministror “policë, mblidhni vota për PS”, i fjalimeve politike e anti-opozitë e anti-cilitdo që s’e do qeverinë, në ceremoninë e diplomimit të tyre…

Është rezultat një ministri xhahil që pasi i ka dërguar të rrahin artistë e qytetarë tek Teatri, live para kamerave, pa ligj e pa identifikim, të armatosur si për anti-terror, u vlerëson barbarine me “ju s’do i merrni vesh kurrë emrat e tyre”…

Ata që i paguajmë të mbrojnë jetën me jetë, janë kthyer në një bandë rrugaçësh, që vendin e punës e fitojnë ose e humbasin në bazë të “formularit me emra e numra telefoni votuesish” që do të shkojnë të votojnë për “Partinë” …

“U largua në mënyrë të dyshimtë”, si justifikim për vrasje, është epitafi mbi heshtjen e turpshme të cilitdo që paguhet me para euro-atlantike për të mos lejuar që rrugaçërimi i Policisë së Shtetit të ndodhte!!!!”, shprehet ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here