Edmond Budina në protestë: Thyejini të gjitha rregullat, dilni para se të vijnë t’ju vrasin në shtëpi

0
151

Regjisori i njohur Edmond Budina i është bashkuar protestës së qindra të rinjve përpara kryeministrisë, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Budina i ka bërë thirrje qytetarëve të thyejnë rregullat e pandemisë, dhe t’i bashkohen protestës, siç tha ai, para se të jetë vonë.

 

“Të ngrihen të gjithë në revoltë, të thyejnë të gjitha rregullat, karantinë, e çfarë janë dhe të dalin të gjithë. Këta bëjnë çfarë duan ata. Nëse do duroni akoma, nesër do të vijnë në shtëpinë tuaj dhe do t’ju vrasin. Të largohet Sandër Lleshaj, të largohet Edi Rama”, deklaroi Budina.

Protesta nisi rreth orës 16:00 para Ministrisë së Brendshme me thirrjen për dorëheqjen e Sandër Lleshajt, ndërsa prej disa orësh po protestohet para Kryeministrisë, ku s’kanë munguar as episodet e dhunës me të lënduar nga të dyja palët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here