Hidhet gaz lotsjellës nga taraca e kryeministrisë, protestuesit nuk tërhiqen

0
123

Teksa situata është tensionuar para kryeministrisë, mësohet se Forcat Speciale kanë lëshuar gaz lotsjellës.

Mësohet se nga taraca e kryeministrisë, Forcat Speciale kanë lëshuar gaz lotsjellës, duke bërë që një pjesë e madhe e protestuesve të largohen nga sheshi para kryeministrisë drejt bulevardit.

Në deklarimet që japin protestues të rastësishëm ata shprehen se nuk kanë ndërmend të largohen.

Tashmë ata po përpiqen që të pastrohet ajri dhe afron përsëri para godinës kryesore qeveritare. Protestuesit tentuan të hapin dyert e kryeministrisë, duke i goditur ato me mjete të forta.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u vendosën në hyrje të kryeministrisë dhe hodhën fillimisht spraj dhe më pas gaz lotsjellës.

Pasi u përplasën me kordonin e Policisë përpara Ministrisë së Brendshme, protestuesit u zhvendosën te kryeministria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here