Protestave për vrasjen nga policia të 25 vjeçarit, Klodian Rama, i është bashkuar edhe qyteti i Vlorës.
Me pankarta ku bëjnë fajtor shtetin dhe qirinj në duar, protestuesit janë mbledhur përpara drejtorisë së policisë së Vlorës.
Një nga pankartat që është vënë re është ‘Të vret krimi-Të vret shteti-Të vret Edvini’.