Vrasja e 25-vjeçarit nga Policia/ Këlliçi: Po fshehin prova! Lleshaj të dorëhiqet, turp për Ramën

0
118

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi nga marshimi me të rinjtë e FRPD-së për vrasjen e të riut Klodjan Rasha, ka hedhur akuza ndaj Policisë së Shtetit për fshehje të provave dhe njollosje të figurës të së riut, sipas tij për të mbuluar efektivin. Këlliçi i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që të japë dorëheqjen për këtë ngjarje. Nga ana tjetër ka “shigjetuar” edhe kryeministrin Edi Rama, për heshtjen e tij ndaj kësaj ngjarje.

“Kjo që ka ndodhur dje është kriminale, është momenti që çdo qytetar të bëhet bashkë për të reaguar. Shqipëria shqiptare dhe kryeministri reaguan kur u vra ne Amerikë, po këtu çfarë bënë. Është e turpshme fshehja e provave të ngjarjes dhe baltosja e figures së tij.

Ai ka qenë duke ecur me hurma në duar. A kanë fëmijë a s’kanë fëmijë, ministri i Brendshëm ka fëmijë, ti vjen turp e mban veten edhe si malësor.

Nëse ke dinjitet dil dhe jep dorëheqjen. Nuk duam të bëjmë aspak, e dimë që do thoni se po bëjmë politike, aspak jo ne po bëjmë detyrën tonë si qytetarë dhe duke ftuar çdo të rinj dhe qytetarë të ngrenë zërin. E nisin duke ngacmuar seksualisht vajzat, duke rrahur të riun tek liqeni e tani duke vrarë. Të ngrihemi sa nuk është vonë. Kjo e keqe duhet të largohet e të marrë fund. Turp ti vijë atij turistit në Manhatan që ende nuk ka një reagim”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here