Lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, që u organizua nga populli shqiptar, për humbjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv policie, ka reaguar edhe këngëtarja Jonida Maliqi. Sipas Maliqit, kjo nuk ishte aspak normale dhe e duhura, ka mënyra të tjera për të kërkuar drejtësi, ku përmes një postimi në Instastory, ajo shprehet se; kjo sjellje është prej huliganësh dhe kafshësh.
“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të sillemi si kafshë…
Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë”,kështu ka shkruar Jonida.