Nga ekspertiza tek njoftimet “paraprake”, si u gatua akuza e butë e “vetëmbrojtjes”

0
112

Ka dalë ekspertiza paraprake për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i policisë. Si të gjitha njoftimet zyrtare, edhe kjo ekspertizë e ka përcaktimin “paraprake”.

Sipas ekspertizës Klodian Rasha nuk ka marrë asnjë plumb në kokë, ndërsa efektivi i policisë ka qëlluar dy herë. 25 vjeçari ka marrë vetëm një plumb në shpatull, por që ka rezultuar fatal për jetën e tij.

Ekspertiza paraprake dhe kërkesa për masë siguri janë depozituar në gjykatë.

I riu mbeti i vrarë orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në kryeqytet, pak metra larg shtëpisë nga efektivi i policisë me iniciale N.H. Referuar njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, atëherë kur në fuqi ishte ora policore.

Njoftimet “paraprake”, të dyshimta

Policia e Shtetit: “Tiranë/Informacion shtesë. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar”.

Pra, megjithëse hetimet udhëhequr nga prokuroria dhe në vendngjarje ishte SHÇBA, Policia vazhdonte të njoftonte prova për mbrojtjen e efektivit.

Policia e Shtetit: “Tiranë/Informacion paraprak:

“Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, shërbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jetën në spital.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

Në këtë njoftim zyrtar, policia e përdor me tepri fjalën “dyshim” duke mos treguar asgjë të dyshimtë përvec errësirës. Ndërsa bie në sy, se nuk është ndaluar në flagrancë polici vrasës, por thjesht është “shoqëruar”.

Njoftim zyrtar i SHÇBA

“Grupi i posaçëm hetimor ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Hetimet vazhdojnë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Duke para distancën kohore nga njoftimi i policisë tek ai i SHCBA, del se për 12 orë policit nuk i ishin vënë prangat. Qëndrimi zbutës vihet re edhe tek akuza e përzgjedhur, e cila ndryshon dhe është shumë e më pak e dënueshme se sa “vrasja” ose “plagosja e rëndë me pasojë vdekjen”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here