Gazetari: Policia me mjete represive, nuk pyesin se ka të mitur në protesta

0
135

Gazetari i kronikës, Eni Ferhati analizon taktikat e ndërmarra nga Policia e Shtetit kundër protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Ai tha se nisur nga të dhënat e dy protestave të kaluara, Policia ka zgjedhur të ndërhyjë që në fillim me gazlotsjellës për të shmangur veprimet e dhunshme.

”Policia ka zgjedhur të ndërhyjë që në fillim duke hedhur aq shumë gaz lotsjellës, sa është e pamundur që tuma e të rinjve të qëndrojë në bulevard”, tha ai. Ai tha se duke parë që në mesin e turmës ka edhe të mitur, strategjia e Policisë për të hedhur gaz dhe ujë në drejtim të tyre është metodë disi agresive.

Për më tepër, ai nënvizon se strukturat duhet të reflektojnë në këtë drejtim, pasi shëndeti i të miturve dhe i qytetarëve është parësor. ”Në fakt unë pashë se disa protestues u afruan para kryeministrit, më shqetëson fakti se ka të mitur dhe përdormi i tyre kaq represiv është një tjetër problem, dhe besoj se duhet të reflektojë edhe Policia në këtë drejtim”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here