Persona civilë kanë shoqëruar një person pranë Ministrisë së Brendshme. I riu nuk bën rezistencë, ndërsa gjatë shoqërimit goditet nga një prej tyre.
Sot po zhvillohet nata e tretë e protestës që nisi si një zemëratë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pak net më parë.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobote me ujë për të shpërndarë turmën e të rinjve që protestojnë.
Protesta e organizuar në rrjetet sociale, vazhdon në pjesën qendrore të qytetit, ndërkohë që qarkullimi vijon normalisht deri në këto momente.