Goxhaj i revoltuar para Gjykatës: Nuk më lejojnë të takoj klientët…po ndodh diçka skandaloze….

0
124

Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj, është shfaqur i revoltuar para Gjykatës së Tiranës, ku po zhvillohet seanca për masën që do të merret ndaj protestuesve të ndaluar. Goxhaj pasi ka debatuar me efektivët që se kanë lejuar të hyjë brenda, ka thënë për gazetarët se policia ka marrë rolin e gjykatës.

”Po ndodh diçka skandaloze, ku policia ka pushtuar gjykatën dhe ka marrë rolin e gjykatës. Polici të tregon nëse të fusin apo jo, ke të drejtë të mbrosh një klient apo jo. Ky polici këtu është militant që gjithmonë vjen për arrestimet e mia dhe është edhe ai tjetri gjysëm burrë dhe gjysëm grua. Këta të dy i kanë si militant dhe me qëllim i kanë sjellë këtu”, ka thënë avokati.

Aktualisht në gjykatë po jepet vendimi për të miturit, ku pritet që masa të jetë më e lehtë për shkak të moshës. Më pas do të dalin para trupës gjykuese më të rriturit në moshë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here