Thirrja emocionuese e të riut ndaj policëve: Pse na gjuani, është protestë paqësore…jeni si ne, jeni prindër

0
134

Në këto katër ditë protestë pas vrasjes së Klodian Rashës, mesazhet e të rinjve pjesëmarrës në to kanë qenë të shumta. I tillë është dhe ai që do të ndiqni në videon e mëposhtme, ku një prej protestuesve, në moshë të re, u kujton Policëve se dhe ata vetë janë prindër, dhe nuk mund të helmojnë me gaz dhe gjuajnë këdo që u del përpara.

“Pse na gjuani mo, pse na gjuani, është protestë paqësore, po thyhen vetëm shtyllat, nuk po vriten njerëz, pse na helmoni, jemi njësoj mor burrë, ju jeni si ne, jeni njerëz, jeni prindër, pse na sulmoni”, është thirrja e të riut në video.

Gazi lotsjellës dhe uji është përdorur masivisht në këto ditë proteste nga ana e Policisë, ndërkohë që nuk kanë munguar as shoqërimet e dhunshme të të miturve të cilët janë mbajtur me orë të tëra në komisariate.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here