Love Story | Silvana dhe Saimiri mundohen t’u fshihen kamerave, puthje në buzë, alkool dhe…

0
193

Ka nisur tashmë java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa konkurrenca po rritet nga puntata në puntatë dhe emocionet po shtohen.

Kësaj here Saimiri ka zgjedhur sërish për një takim të gjatë një nga motrat binjake, Silvanën.

Ata janë takuar në vilën e 33-vjeçarit, ku ndryshe nga takimet e para, kësaj here nuk kanë munguar puthjet në buzë, prekjet dhe takimet nëpër cepat e shtëpisë, për t’ju shmangur kamerave të produksionit.

Silvana dhe Saimiri kanë folur pak për udhëtimet, një element që u pëlqen të dyve, por shumicën e kohës dyshja e ka kaluar mes përqafimeve, çokollatave, verës dhe puthjeve.

Silvana: Jam pak e emocionuar sot, jam pak në ankth. Po më fut në siklet!

Saimiri: Pse? Në ankth? Çfarë më the aty kur more trëndafilin?

Silvana: Ah po, u mërzita. Pse në fund?

Saimiri: Si më the do të të vras! Rëndësi ka që je këtu. Sot kemi ardhur për gjëra të bukura

Silvana: U mërzita thashë. Sot jam në paqe. Jam në siklet, jam skuqur. Bëj diçka!

Saimiri: Dua të jesh sa më komode.

Silvana: Nga anon më shumë, nga Gjermania apo Shqipëria? Se të kanë thënë që je shumë i ftohtë, je i largët.

Saimiri: Jo unë jam shqiptar në këtë drejtim, jam shumë njeri i nxehtë. Në çfarë vendi rri ti?

Silvana: Në Bologna, por tani jam transferuar në Milano me motrën.

Saimiri: Kam qenë në Milano, pashë Interin me Barcelonën. Çfarë vendi ke qejf të shkosh?

Silvana: Në Meksikë, e kam shumë fiksim.

Saimiri: Edhe Brazili është bukur…Rio De Janeiro. Kam njohur një vajzë të bukur, një modele në Brazil dhe pastaj është largësia që…

Silvana: Të pëlqeu domethënë. Unë zakonisht nuk jua shpreh pëlqimet meshkujve

Saimiri: Dhe mua s’do ma tregosh, do ma mbash sekret?

Silvana: Po ti po e kupton më duket. Mos përfito shumë

Saimiri: Unë tani ia mora dorën, po u skuq Silvana…

Silvana: Unë e kuptoj që ke tërheqje, por nuk e kuptoj nëse është fizike apo…

Saimiri: Kë një mister që as vetë s’di ta shpjegoj. Po me djalë shqiptar ke pasur eksperienca?

Silvana: Asnjëherë! Ja kjo me ty, shpresoj t’ia vlejë sepse…

Saimiri: Ti e vë në dyshim këtë?

Silvana: Shpresoj, por kjo frika që janë me mentalitet të mbyllur. Deri ta shumë i hapur më dukesh ti mua. Mentaliteti i mbyllur për mua është kur ka shumë paragjykime, kur nuk e lënë femrën e lirë.

Saimiri: Ashtu mendoj dhe unë. Po ndonjë puthje s’do na japësh fare sot?

Silvana: Po. Këtu? Domethënë puthjen e vogël të parë ti po e bën me mua?

Saimiri: Po nuk ishte puthje ajo. I bie që nëse të puth ty, unë humb Albanën. Duke qenë se jeni dy motra më dukej pak pa sens, por tani që e ndava mendjen…

Silvana: Po ishte një çik…aaa e ndave ti? E kam dalluar por nuk e prisja të ma thoje kështu troç fare

Saimiri: Unë i them gjërat drejtë. Se s’të pyeta, do të pish ndonjë gjë? Kam çokollata.

Silvana: Po shumë mirë, më bëhet qejfi. Ça të pimë? Do të më ëmbëlsosh më shumë sot? Do ma sjellësh këtu si princeshë!

Saimiri: Ma jep pak buzën! Ke rënë në dashuri?

Silvana: Është gjë shumë e bukur por të jetë e vërtetë. Do ma tregosh pak shtëpinë? Gëzuar! Shumë faleminderit për mbrëmjen e sotme dhe e meritove puthjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here