Maliqi: Largimi i Lleshajt nuk është fitore. Ishte ministër kukull që s’e pyeste askush

0
144

Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, deputeti Lefter Maliqi ka folur rreth vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe degradimit të Policisë së Shtetit.

Sipas tij, përveç policit që qëlloi për vdekje mbi 25-vjeçarin, faji më i rëndë bie mbi kupolën e Policisë së Shtetit që tentoi të fshehë ngjarjen.

Unë dyshoj, si drejtues policie dhe kam punuar në Policinë Kriminale, nga dy policët e Shqiponjës dhe autori i vrasjes kishin dy vjet në detyrë në polici. Duhen të paktën 5 vjet që të shkosh me forcat “Shqiponja”. Shkelja e parë.

Dyshoj që e kanë goditur, jo me qëllimin për ta vrarë, po fryma e kësaj policie për të treguar pa mëshirë njerëzit, për të treguar forcën e shtetit militar, policor dhe politik, e kanë goditur dhe pasi kanë parë që ai ka vdekur në vend, se janë disa komunikata “njoftohet salla operative se kisha diçka në dorë”, “u gjend pas 50 metrash një pistoletë në ujë”. Në sallën operative ka patur edhe një thirrje tjetër për ndihmën e ambulancës.

Ky krim është makabër. Mund të ndodhte por krimi makabër i qëndron drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët me SHÇBA, me grupin hetimor donin ta mbulonin këtë vrasje.

Beti NjumaKa të drejtë PD që padit në SPAK Ardi Veliun dhe rëndit 5 shkelje?

Lefter MaliqiSigurisht që ka të drejtë. Por mua më vjen keq që këta e quajnë fitore largimin e ministrit Lleshi.

Beti Njuma: Cila do të ishte “fitorja”?

Lefter MaliqiNë dijeni e publikut, në dijeni e këtij parlamenti dhe medias unë kam bërë dy interprelanca me ministrin Lleshi brenda një viti dhe njëri jo më larg se muajin e fundit ku I kërkova dorëheqjen moralisht për shkka se nuk ishte ministër rendi. Rrinte ministër kukull dhe nuk e ka drejtuar ai Policinë e Shtetit. Ka qenë një ministër që nuk e pyeste Drejtori I Përgjithshëm. Ministrin nuk e pyeste as Sekretari I Përgjithshëm. Nuk e pyeste as kryeministri, e ka nxjerrë nga zyra. Nuk e pyeste as PS e Lezhës e kudo. Pra ai ishte një ministër kukull, qëndronte për të marrë rrogën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here