Shqipëria do të përfitojë nga Bashkimi Evropian një hua prej 180 milionë eurosh për të përballuar efektet e Pandemisë në Ekonomi.
Termat e Marrëveshjes janë miratuar këtë të hënë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
Ka qenë Zëvendësministrja e Financave, Adela Xhemali, e cila shpjegoi se bëhet fjalë për një kredi të butë me normë interesi prej 0.5% e cila do të përdoret për të financuar deficitin buxhetor.
Kredi do të lëvrohet në dy transhe nga 90 milionë euro, i dyti pasi Shqipëria të ketë plotësuar kushtet për asociim në Bashkimin Evropia