Të rinjtë nga sheshi: Sa herë protestojmë, na bëjnë me probleme psikike. Policia ka qenë e egër

0
133

Rinia në protestë i është përgjigjur ministres së Arsimit, ku shprehen se sa herë që ata protestojnë, këta të fundit pra qeveritarët i bëjnë me probleme psikike. ”Policia ka qenë e egër.

Shumica e të protestuesve janë të rinj. Përveçse policia del me uniforma turke, përdor dhunë ndaj të miturve. Preteksti që na shpërdajnë ne është Covid-19, ndërsa në qeli janë 10 veta në 10 metër katrorë”,-janë shprehur ata.

Pjesë nga reagimi i tyre

Arsyeja e parë është që duhet të shkarkohet drejtori i Policisë, Ardi Veliu se kanë mashtruar me deklaratat për vrasjen e të riut. Tre deklarata kontradiktore. Pastaj arsyet nuk kanë fund, borxhi publik, ikja e rinisë, koncesionet po bëjnë kërdinë, paraja publike është vjedhur në mënyrë të tmerrshme.

Këtu vjen policia dhe thotë shpërndahuni ndërsa qendrat tregtare janë plot. Policia ka qenë e egër. Shumica e të protestuesve janë të rinj. Përveçse policia del me uniforma turke, përdor dhunë ndaj të miturve. Preteksti që na shpërdajnë ne është Covid-19, ndërsa në qeli janë 10 veta në 10 metër katrorë.

Ministrja e Arsimit doli sot dhe tha do të trajtojmë të miturit me psikolog. Këtu sa herë njerëzit dalin në protesta janë me probleme psikike. Nuk shkon diçka me qeverinë, problemet janë më lart. Gjëja e parë që kërkojmë është drejtësi për Klodianin. Mbi të gjitha jetojmë në një vend ku dita-ditës po zhduket rinia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here