Gazetarja Desada Metaj, e në SYRI TV, komentoi zhvillimet e fundit në vend.
E pyetur për vizitën e tretë të kryeministrit Edi Rama te familja e të ndjerit Klodian Rasha, ajo tha se nuk donte të komentonte shumë.
“Ajo familje për mua sot është në një dhimbje shumë e madhe. Lëvizjet e kryeministrit më janë dukur në mos kaotike, të paqarta për të mbuluar atë që nuk fshihet dot,” tha ajo.
“Propaganda është shumë e madhe si virus dhe ka hyrë që në vitin 2013. Vaksina e kësaj propagande është fakti, e vërteta. Është pak a shumë siç ndodhte në regjimin më të egërt komunist. Qeveria është përpjekur për të kontrolluar narrativën. Por faktet nuk mbulohen,” tha Metaj.
Sipas saj, protesta ishte një lëvizje e të rinjve. Ajo ironizoi duke thënë se ata ishin 10 vjeç në vitin 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet dhe kanë ‘shijuar’ arritjet e kësaj qeverisje, duke nisur nga 300 mijë vendet e punës e deri te shëndetësia falas. Metaj tha se pikërisht kjo revoltë ndaj keqqeverisjes i nxori në rrugë.
Desada Metaj ishte mes atyre që u ftuan me celular për të dëshmuar në polici. Kjo tallje me shtetin, që nuk vepron më me letra dhe dokumenta, u komentua edhe nga Krasta.
E pyetur se përse nuk shkoi në polici, ajo tha: “Ndoshta jam lodhur me këtë tallje. Kjo është një tallje e madhe që injektohet nga numri një te të tjerët prej vitesh. Vite më parë do e bëja, por tani jemi të rritur. Jemi prindër. Tani është koha që ne, të cilët jemi shumica e heshtur e këtij vendi, të tregojmë qytetari”.