Në një lidhje live për Ora News, aktivisti Altin Koci, i cili ndodhet në arrest shtëpie si pjesëmarrës në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, u shpreh se forcat e policisë kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe më pas janë detyruar për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore, ta çojnë në spital, ku sipas tij dhe në spital nuk mori ndihmën e nevojshme
Altin Koci për Ora News: Nuk e kuptoj dhunën e ushtruar nga policia ndaj meje pa bërë asnjë vepër penale. Kur kanë ardhur duke më goditur mbi 6-7 policë me grusht, me shkelma, më bënë për spital. Kur kam shkuar te komisariati numër 1, nuk më mbajtën ata policët që ishin aty thanë merreni çojeni direkt në spital se do vdesë këtu. Pasi kam shkuar te spitali kam kërkuar të bëj një skaner nga goditjet në stomak, nuk më bënë asgjë pritën serumin dhe më dërguan në Komisariat. Edhe doktorit i kërkova të lajmëronte një të afërmin tim që ishte në spital dhe nuk bëri asgjë. T’i hapim pamjet filmike të komisariatit do shihet çdo gjë, çfarë dhune kanë përdorur. Dhe në Serbi nuk e bëjnë këtë gjë. Unë jam 30 vjeç dhe e ndjeva atë lloj situate, imagjino ata që janë dhe të moshës 15 vjeç që kanë qenë aty
Ai tha se e kanë arrestuar edhe pse sipas tij nuk ka bërë asgjë kundër ligjit.
Altin Koci për Ora News: Unë deri në orën 8 kam qenë në punë, kam pamje filmike që e tregojnë. Pas kësaj ore kam shkuar në protestë me 3 kolegët e mi të punës në protestë. Nuk kam bërë asgjë kundër ligjit. Kur ka mbaruar protesta që kemi qenë duke ikur për shtëpi kanë ardhur forcat e policisë dhe asnjë lloj shpjegimi na kanë marrë, na kanë futur direkt në fugon.