Shoqërimet e gazetarëve gjatë protestave, Avokati Lapaj: Të paligjshme! Nuk kanë asnjë justifikim juridik

0
127

I ftuar në “Tempora”, avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj i ka cilësuar të të pambështetura në asnjë ligj shoqërimet në komisariate të gazetarëve Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani.

Sipas Lapajt, në kaos e sipër mund të dalin edhe banditë me uniformë policie që mund të rrëmbejnë njerëz.

AV. Adriatik Lapaj“Në nenin 102 për Policinë e Shtetit ligji thotë se “masa për të shmangur rrezikun duhet të jetë në proporcion me masën e rrezikshmërisë. Të drejtat që vihen në rrezik ose cënohen si dhe nuk duhet të bëjë kapërcim të nevojës së paraqitur”. Që do të thotë punonjësi i Policisë së Shtetit, në momentin që përballet me një situatë duhet të bëjë vlerësimin objektiv të atij që ka përballë. Se aty mund të dalin 10 mijë veta në shesh, 10 mijë veta do çojë në komisariat? Ligji e ka ndarë, çon në komisariat, shoqëron, verifikon ata që janë më problematikët në kuptim të ligjit.

Unë pashë të dy shoqërimet se për Xhoin nuk kishte asnjë cilësim juridik. Në bazë të raportit të Avokatit të Popullit, që e falenderoj se e kishte bërë në kohë rekord, dilte me përfundimin që në rastin e gazetarit Xhoi Malësia nga ana e policisë së shtetit nuk kishte asnjë justifikim juridik në cilësinë e së cilës ishte shoqëruar në komisariat. Nuk thoshin as e kemi shoqëruar, as e kemi ndaluar, as e kemi arrestuar. Nuk mund të merret se ti i heq lirinë tjetrit.

Në kaos e sipër mund të dalin edhe banditë me uniformë.

Edhe në rastin e gazetarit tjetër (Qamil Xhani) sjelljet e tyre ishe dispoporcionale me reagimin e Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here