Bilanci i sotëm i pandemisë së COVID-19 në Itali trego për një rritje të shifrave dhe për një ulje të viktimave. Ditën e sotme u regjistruan 680 viktima, ndërkohë që 24 orë më parë ishin 846, një e dhënë që ishte komentuar edhe si rezultat i rasteve të padeklaruara gjatë fundjavës së kaluar.
Të infektuarit e rinj janë 17572, ndërkohë që janë kryer pothuajse 200 mijë testime. Veneto mbetet rajoni më i goditur prej disa ditësh, me 3817 të infektuar, ndërkohë që Lombardia vijon me 2994.
Pikërisht rasti i Venetos mbetet shqetësues, aq sa vetë guvernatori i rajonit verilindor, Luca Zaia, i ka kërkuar qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte ta kthejë në “zonë të kuqe”, me rikthimin e masave kufizuese të rrepta. Conte sipas burimeve mbetet ende dyshues për ta rikthyer vendin gjatë festave në një lockdown të plotë, si po ndodh edhe me vende të tjera.
Në ketë rajon, sipas një studimi që ka marrë parasysh vdekshmërinë e tre viteve të fundit, në nëntor rritja ka shkuar deri në 44% më shumë.