Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një propozim të çuditshëm për europianët gjatë drekës së Krishtlindjeve.
Sipas OBSH, duke ditur se Europa po kalon një valë vdekjeprurëse të COVID-19, qytetarët duhet të mbajnë maska gjatë mbledhjeve familjare për Krishtlindje.
Shumë prej vendeve janë të vendosura mos i mohojnë qytetarëve festën e Krishtlindjeve, dhe do të lirojnë disa masa, por kjo rrezikon një përhapje të COVID-19.