Presidenti Meta pret Vjosa Osmanin në Tiranë, në vizitën e saj të parë shtetërore

0
197

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të mikpresë sot në Tiranë, Presidenten në detyrë dhe njëkohësisht Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me delegacionin zyrtar, që e shoqëron në këtë vizitë të parë shtetërore.

Ceremonia zyrtare e pritjes solemne me Truprojë Nderi dhe ekzekutimi i të dy himneve, do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, në orën 15.30.

Më pas të dy krerët e shteteve do të zhvillojë një takim kokë më kokë, si dhe do kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive. Në ora 17:00, të dy Presidentët do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here