Mësimi online, 40% e studentëve mungojnë. 2 milionë euro në muaj për internet me cilësi

0
156

Në këtë kohë të pandemisë, vetëm 60% e studentëve ndjekin mësimin online sipas sondazhit të QQ në 9 universitetet publike kjo pas vendimit të komitetit teknik të ekspertëve që prej fillimit të vitit të ri akademik.

Paçka se auditorët janë mbyllur, studentët kanë gjetur mundësi të ndryshme për të aksesuar internetin duke u mbledhur në bar kafe e duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre pasi jo te gjitha kanë mundësi të paguajnë tarifat e larta të internet apo për shkak të problemeve teknike që ka interneti në zonat ku ata jetojnë.

2 milionë euro në muaj u kushton familjeve interneti me cilësi. Pjesa më e madhe e studentëve e ndjekin mësimin online nga celulari që sipas UNICEF e bankës botërore nuk është metodë eficente.

Universiteti i Durrësit dhe i Elbasanit ka pjesëmarrjen më të ulët të studentëve dhe notën më te keqe 5 deri në 6, te vendosur nga ta për cilësinë e mësimdhënies online.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here